Tramp: Koreja e Veriut tregoi mosrespektim ndaj Kinës

Uashington, 29 maj 2017 (MIA) - Kryetari i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Koreja e Veriut ka treguar mosrespektim të madh ndaj aleatit të vet kyç Kinën.
"Koreja e Veriut ka treguar mosrespektim të madh ndaj fqinjit të vet Kinës, duke gjuajtur edhe një raketë... por Kina po përpiqet fuqishëm", shkroi Tramp në Tuiter.
Koreja e Veriut sot nga rajoni bregdetar Vonsan drejt lindjes ka gjuajtur një raketë të paidentifikuar, kumtoi Shtatmadhoria e ushtrisë së Koresë së Jugut.
Presidenti koreanijugor Mun Xhe-in menjëherë është informuar dhe ai ka thirrur Këshill nacional të sigurisë.
Një burim anonim për agjencinë Jonhap ka deklaruar se raketa ka qenë balistike dhe me siguri është rrëzuar në zonën ekonomike detare në Japoni.
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë në Tokio, Joshihide Suga shfaqi protestë të ashpër për shkak të testit raketor të Phenianit, duke sqaruar se kjo paraqet rrezik për aeroplanë dhe anije. Sipas Suga, tani për tani nuk ka informacione për dëme të shkaktuara nga raketa e gjuajtur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail