SHBA-ja e konfirmoi vdekjen e shtatë marinarëve gjatë përplasjes së shkatërruesit "Ficxherald" dhe një anijeje transportuese

Tokio, 19 qershor 2017 (MIA) - Marina ushtarake amerikane e konfirmoi vdekjen e shtatë marinarëve të saj, të cilët u shpallën të zhdukur pas përplasjes së shkatërruesit amerikan "Ficxherald" me një anije transportues që ka lundruar nën flamurin filipinas, në afërsi të bregut japonez, njofton DPA.
Zhytësit i kanë gjetur trupat e marinarëve në dhomat e gjumit, të cilët kanë qenë të përmbytur në shkatërruesin amerikan, thuhet në kumtesën e Flotës së shtatë amerikane.
Viktimat janë identifikuar.
Shkatërruesi amerikan me peshë prej 8.315 tonë, i pajisur me sistem antiraketor "Ixhis" u përplas me anijen transportuese "Kristal", të shtunën në Gjirin e Tokios. Shkatërruesi pësoi dëme serioze në përplasje.
"Janë dëmtuar dhomat e gjumit dhe kabina e kapitenit", deklaroi nënadmirali Xhozef Okojn dhe shtoi se janë lënduar tre persona, midis të cilëve edhe kapitani.
Shkatërruesi u kthye në bazën Jokosuka me ndihmën e remorkerëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail