Ide e re e Trampit: Panele diellore në murin në kufirin me Meksikën


Uashongton, 22 qershor 2017 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp synon ta shndërrojë murin e propozuar me Meksikën në një objekt teknologjik, pasi i tha mbështetësve të tij në Ajoua se mbi të mund të vendosen panele diellore.
Sipas presidentit amerikan, panelet diellore do të siguronin energji të lirë dhe një mënyrë për të ndihmuar me kostot e murit, në mënyrë që edhe Meksika të paguajë më pak.
Tramp shtoi se shndërrimi i murit në një gjenerator elektriciteti ishte ideja e tij.
Muri me Meksikën ishte një prej premtimeve elektorale të Trampit, si edhe pagesa e tij nga Meksika, diçka për të cilën fqinji jugor i SHBA-së nuk humbet rast për të thënë se nuk do të paguajë as edhe një cent.
“Po mendojmë diçka unike. Bëhet fjalë për kufirin jugor ku është nxehtë dhe ka shumë diell. Po mendojmë të ndërtojmë një mur diellor që të prodhojë energji dhe të paguajë veten. Në këtë mënyrë, edhe Meksika do të paguajë shumë më pak para dhe kjo është diçka e mirë”, tha Tramp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail