Ndëshkim rekord nga BE-ja për "Gugël" prej 2,42 miliardë euro

Bruksel, 27 qershor 2017 (MIA) - Bashkimi Evropian e ndëshkoi Gugël me 2,42 miliardë euro për shkak të shfrytëzimit të pozitës dominuese në treg.
Kompania është ndëshkuar për shkak të favorizimit të ueb-tregtisë së saj në rezultatet gjatë kërkimit.
Nga Brukseli porosisin se interneti kërkuesi më i popullarizuar tani ka 90 ditë që të ndërpresë me praktikën e këtillë antitregtrare. Në të kundërtën, do të ballafaqohet me gjoba të reja.
Vendimi është marrë pas shtatë viteve hetim të gjatë, ndërsa janë marrë parasysh ankesat nga konkurrentë të "Gugël" - Jelp" dhe "TripAdvajzor".
KE konsideron se "Gugël" e ka shfrytëzuar pozitën e saj dominuese në tregun e kërkimit në internet që ta promovojë shërbimin e saj të ri. Me krahasim të prodhimeve përmes kërkuesit "Gugël" shfrytëzuesit binden për blerje të shërbimeve të "Gugël", që konsiderohet për konkurrencë lojale dhe shkelje e rregullave anti-monopole në BE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail