Tramp me tuit të ri e shkundi botën

Uashington, 18 gusht 2017 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e dënoi sulmin terrorist që Shteti Islamik mbrëmë e kreu në Barcelonë.
"Jini të fortë, ju duam", iu porositi qytetarëve të qytetit spanjoll.
Tramp pasi publikoi një tuit në të cilin është theksuar "Mësoni se çfarë i bënte gjenerali amerikan Pershing terroristëve kur do t'i kapte. Tridhjetë e pesë vjet më pas nuk kishte islam radikal", theksoi presidenti amerikan.
Gjenerali i cili u bë i njohur duke i udhëhequr trupat amerikanë në Evropë gjatë Luftës së Parë Botërore, gjoja në fillim të shekullit të 20-të në Filipinet ka kapur 50 terroristë të cilët kanë bërë dëm të madh dhe kanë vrarë shumë njerëz. Sipas legjendës ai i ka varrosur me derra, ndërsa pushkët e ushtarëve të tyre i ka mbushur me plumba të mbushura me gjak derrash. Nuk ekzistojnë dëshmi historike se kjo ka ndodhur me të vërtetë.
Tramp këtë tregim e ka shfrytëzuar në fushatat parazgjedhore si shembull si duhet të veprohet me "terroristët radikalë".
Në rastin konkret, Trampi nuk i përmend myslimanët, por tha: "Tërë puna është tek derrat, e dini tregimin, e dini se nuk duam mish derri. Islami, ndalon konsumimin e mishit të derrit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail