Uragani Maria e shkatërroi ishullin karaibian Dominika

Rozo, 19 shtator 2017 (MIA) - Uragani Maria, i cili arriti intensitet të kategorisë së pestë, mbrëmë e goditi ishullin Dominika, duke shkaktuar dëme nga përmasa të mëdha, ndërsa kryeministri i tij shteti karaibian Ruzvelt Skerit tha se Dominika është shkatërruar dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë.
Uragani, i cili vonë mbrëmë e goditi ishullin, e rrëzoi çatinë e rezidencës së kryeministrit në kryeqytetin Rozo, publikoi sot portali "Nejshen njuz".
"Ju lutem, tregoni botës se Dominika është shkatërruar", deklaroi Skerit.
Ai theksoi se është strehuar në një bodrum pasi era e ka shkatërruar çatinë, ndërsa shtëpia i është përmbytur, duke shtuar se pothuajse me të gjithë njerëzit me të cilët ka biseduar janë pa kulm mbi kokë.
"Humbën gjithçka që mund të blihet me të holla", shkroi kryeministri në Fejsbuk.
Skerit theksoi se nuk e di se nëse ka viktima ose të lënduar, dhe se tani është i përqendruar në shpëtimin e qytetarëve të bllokuar dhe dhënie të ndihmës mjekësore të lënduarve. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë.
"Do të na nevojitet ndihma e miqve. Ndihmë e çfarëdo lloji", porositi ai, duke theksuar se posaçërisht nevojitet ndihmë nga helikopterë, që autoritetet të mund ta vlerësojnë dëmin.
Uragani Maria gjatë pjesës më të madhe të ditës së djeshme ishte në kategorinë e katërt, por në mbrëmje fitoi fuqi, në momentet kur i goditi Dominikën dhe ishujt franceze Martinik dhe Guadalupe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail