Data kyçe në krizën me rohinxhët në Mianmar

Daka, 19 shtator 2017 (MIA) - Data kyçe në krizën me minoritetin mysliman rohinxhë në Mianmar.
25 gusht - Qindra militantë rohinxhë filluan me sulme të koordinuara ndaj 30 pikave policore në shtetin Rakhajn të Mianmarit. Të paktën 12 policë janë vrarë. Armata e Mianmarit shpejt iu kundërpërgjigj me "operacion për spastrim" në fshatrat ku jetojnë rohinxhët. Arsyetimi është se kanë kërkuar kryengritës nga Armata për shpëtim të rohinxhëve. Dëshmitarë pohojnë se në ato sulme civilë nga ai minoritet janë masakruar. Është shtënë gjoja edhe ndaj njerëzve të cilët kanë ikur drejt kufirit me Bangladeshin. Operacioni i armatës së Mianmarit shkaktoi ekzodus nga fshatrat e rohinxhëve të cilët më vonë janë djegur.
5 shtator - Pas 11 ditëve sulme, më shumë se 120.000 rohinxhë kanë ikur në Bangladesh në kampe ku nuk mund të përballojnë shifër të tillë të refugjatëve. Një numër i madh i refugjatëve kanë ecur në këmbë më shumë se një javë në gjurmim për ujë dhe ushqim përmes xhunglës. Një pjese të tyre u nevojitet ndihmë urgjente mjekësore për shkak të plagëve nga plumbat dhe hanxharët. Bangladeshi u dha strehimore 300.000 rohinxhëve në kampe afër kufirit. Numri i madh i refugjatëve shkaktoi mungesë të ushqimit, ujit të pijshëm dhe strehimoreve.
6 shtator - Liderja e Mjanmarit Aung San Su Qi nën presion të madh, deklaroi se "një numër i madh i informatave të rrejshme" e formësojnë imazhin global të ngjarjeve të ndodhura në Rakhajn. Në komentin e parë nga sulmet në gusht, ajo tha se lajme të rrejshme po përhapen "që të bëjnë shumë probleme midis bashkësive të ndryshme" dhe të promovohen "interesa të terroristëve". Fituesit e Çmimit Nobel për paqe Malala Juuafzai dhe Dezmon Tutu e kritikuan Su Qinë. Deri te Komiteti i Nobelit janë dorëzuar qindra mijë nënshkrime për tërheqje të çmimit për paqe dhënë Su Qisë. Komiteti i Nobelit i refuzoi kërkesat.
11 shtator - KB njoftoi për dhunën e cila zhvillohet ndaj spastrimit etnik. Me përforcimin e krizës, shefi i KB-së për të drejtat e njeriut Zeid Rad al Husein deklaroi se sulmet nga Mianmari mbajnë vulë të "spastrimit etnik". Grupe për të drejtat e njeriut paralajmërojnë për aksione përfundimtare nga armata për qëllim të dëbimit të tërësishëm të rohinxhëve nga Mianmari.
16 shtator - Numri i rohinxhëve u rrit në mbi 400.000. KB njoftoi se më shumë se 400 mijë kanë ikur në Bangladesh nga 25 gushti, më shumë se një e treta e popullatës së përgjithshme nga 1,1 milionë pjesëtarë të këtij minoriteti të cilët jetojnë në Rakhajn. Gjendja nëpër kampe po bëhet e padurueshme. Numër i madh i fëmijëve dhe grave janë lënduar në stampedot për ujë, ushqim dhe rroba. Agjencitë humanitare paralajmërojnë se kriza mund të dalë nga kontrolli. Kryeministri i Bangladeshit Sheik Hasina në KB do të kërkojë ndihmë globale për ballafaqim me krizën me rohinxhët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail