Hillari Klinton sërish i akuzoi të rinjtë e Velesit për humbjen e saj zgjedhore

Londër, 16 tetor 2017 (MIA) - Ish zonja e parë dhe sekretare shtetërore e SHBA-së, Hillari Klinton sërish e akuzoi grupin e të rinjve nga Velesi, të cilët shkruanin lajme kritike për të, për humbjen zgjedhore që e pësoi nëntorin e kaluar nga presidenti aktual amerikan Donald Tramp.
Në një intervistë për Bi-Bi-Si, të dhënë gjatë vizitës së saj në Britaninë e Madhe, Klintoni e përsëriti akuzën që për herë të parë e shfaqi në qershor.
"Shërbimet tona të inteligjencës thonë se (presidenti rus Vladimir Putin) personalisht ka qenë i motivuar nga antipatia ndaj meje. Kjo është pjesërisht për shkak se si sekretar shtetëror unë theksoja shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi dhe të jo legjitimitetit të zgjedhjeve të tyre. Putini dëshiron t'i minojë NATO-n, Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e Amerikës, dhe ka mjaft përvojë nga koha sovjetike, e deri më sot në përgatitjen e fushatave propaganduese. Ekzistojnë organizata për krijimin e materialeve a.q kontent ferma, në vende siç është Maqedonia, prej nga lëshohen lajmet e rrejshme. Kemi rusë të cilët prezantoheshin si amerikanë, dhe më sulmonin mua personalisht. Kjo ishte pjesë e aktiviteteve të tyre me të cilat mbollën mosbesim dhe përçarje", deklaroi Klinton në një intervistë për Bi-Bi-Si.
Ajo akuzoi se Rusia ka dashur t'i ndihmojë Trampit të fitojë në zgjedhje, por nuk ka shpresuar se aktivitetet ruse do të jenë aq të suksesshme.
Mediat amerikane, mes të cilave edhe Bazfid dhe Si-En-En, disa herë e thekson Velesin si qendër prej nga një grup i të rinjve kanë përhapur informacione të rrejshme për Hilari Klintonin përmes internet portaleve ose rrjeteve sociale të krijuara për këtë qëllim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail