Mnangagva u kthye në Zimbabve, arrestime në mjedisin e presidentit Mugabe

Harare, 17 nëntor 2017 (MIA) - Ish-zëvendëskryeministri i Zimbabves Emerson Mnangagva është kthyer në shtet, njoftuan mediat perëndimore duke iu referuar burimeve të afërta me të.
"Po, ai u kthye dje", deklaroi një burim i afërt me Mnangagva dhe i lidhur me armatën e cila po e mban Mugaben në paraburgim shtëpiak.
Mnangagva iku nga Zimbabve pas largimin nga funksioni më 6 nëntor, por premtoi se do ta kontestojë pushtetin e Mugabes dhe bashkëshorten e tij Grejs.
Armata e cila e kontrollon Hararen njoftoi sot se ka arrestuar disa të afërt me presidentin Mugabe në operacionin për "pastrim" të radhëve të partisë qeveritare Lidhja afrikane kombëtare e Zimbabves, Froni partiotik ZANU-PF.
"Arrestuam disa kriminelë derisa disa ende janë në liri. Për momentin negociojmë me Mugaben për etapën e ardhshme dhe do t'ju informojmë në kohë për rezultatin nga bisedimet. U bëjmë thirrje kombit që ta ruajë qetësinë derisa zgjat operacioni ynë", njoftuan nga armata.
Mugabe dje në bisedë me komandantin e SHM të armatës Konstantino Çivenga tha se nuk dëshiron të tërhiqet nga funksioni.
Udhëheqësit e ZANU-PF sot do të kenë takim në të cilin do të përgatisin Rezolutë për largimin e Mugabes nga pozicioni i liderit këtë fundjavë dhe për impiçment javën e ardhshme nëse ai vullnetarisht tërhiqet, deklaroi një burim i lartë nga partia.
"Nuk ka kthim. Nëse kundërshton, do të organizojmë largim të tij të dielën, ndërsa të martën do të ketë impiçment", shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail