Dita Botërore e Fëmijëve

Gjenevë, 20 tetor 2017 (MIA) - Sot është Dita Botërore e Fëmijëve dhe me këtë rast fëmijët në mbarë botën do të paraqiten në media, politikë, biznes, sport dhe argëtim, për të treguar në problemet më të mëdha, me të cilat po ballafaqohen, kumtoi Fondi i Fëmijëve i KB-së (UNICEF).
Në këtë ditë po shënohet përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, përkujton UNICEF dhe tregon se të gjithë fëmijët kanë të drejta të cilat dalin nga kjo Konventë pa marrë parasysh se kush janë, ku jetojnë, çfarë u punojnë prindërit, a janë të varfër apo të pasur, në cilën gjuhë flasin, cilit religjion ose kulturë i përkasin, a kanë ndonjë paaftësi apo invaliditet .
Ndërkaq, edhe krahas dispozitave të Konventës, statistika tregon se fëmijët ende po përballen me sfida të mëdha.
"Shënimi i Ditës Botërore të Fëmijëve do të mundësojë të dëgjohet zëri i fëmijëve dhe ata të tregojnë në sfidat më të mëdha me të cilat pë përballen", theksohet në kumtesë.
"Ngriteni zërin dhe ndihmoni që të shpëtohen jetët e fëmijëve; ndihmohni fëmijët të luftojnë me të drejtat e tyre dhe ta realizojnë potencialin e tyre", thuhet në porosinë e UNICEF-it Maqedoni, të publikuar në profiin në Fejsbuk të organizatës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail