Lavrov: Do të ketë një milion viktima që në ditën e parë gjatë një lufte eventuale me Korenë e Veriut

Moskë, 24 nëntor 2017 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov pas takimit me shefin e diplomacisë japoneze, Taro Kono deklaroi se çfarëdo konflikti ushtarak me Korenë e Veriut do të marrë më shumë se një milion viktima që ditën e parë.
"Të gjithë ekspertët e dinë se skenari ushtarak do të shkaktojë pasoja katastrofale. Që ditën e parë të konfliktit të mundshëm të armatosur do të ketë qindra mijë, nëse jo edhe më shumë se një milion viktima", theksoi Lavrov.
Sipas tij, SHBA-ja vepron sikur nuk është e kënaqur për atë se Koreja e Veriut kohën e fundit nuk ka lansuar kurrfarë rakete. Ai vlerëson se Uashingtoni është duke ndërmarrë hapa për irritimin e Phenianit.
Shefi i diplomacisë ruse potencoi se Rusia është e brengosur për atë që Japonia po bëhet bazë për përforcimin ushtarak të SHBA-së në Azi.
"Rusia është kundër militarizimit të Azisë me arsyetimin për kundërshtimin e Koresë së Veriut dhe është e brengosur për shkak të planeve të SHBA-së për sistemimin e një pjese të sistemit raketor global për mbrojtje në rajon", theksoi Lavrov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail