Reagime të paralajmërimeve të SHBA-së për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet izraelit

Uashington, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Përveç vendeve myslimane, kritika për SHBA-në për shkak të njohjes së paralajmëruar të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit sot dërguan edhe Bashkimi Evropian, Kina dhe Rusia.
Federika Mogerini.në emër të Bashkimit Evropian, deklaroi se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet përmes negociatave mes izraelitëve dhe palestinezëve, me ç'rast Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy shteteve, e jo vetëm i Izraelit.
Minsitri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson iu bashkangjit kritikave drejtuar presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili paralajmëroi se do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, si hap të parë drejt zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në qytetin e shenjtë.
"Të presim se çka saktësisht do të thotë presidenti. Por, shohim me shqetësim ndaj paralajmërimeve sepse konsiderojmë se Jerusalemi duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve, e cila duhet të arrihet me negociata. Ne vetë nuk planifikojmë ta zhvendosim ambasadën", deklaroi Xhonson.

Ministria ruse e Punëve të jashtme kumtoi se ata e njohin Jerusalemin lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, përderisa pjesa perëndimore e Jerusalemit, për ta, është kryeqytet i Izraelit.
Përfaqësuesi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme u bëri thirrje "të gjitha palëve që t'i kenë parasysh paqen dhe stabilitetin në rajon, të kenë kujdes për fjalët dhe veprimet e tyre dhe të evitojnë hapa të cilët do ta minojnë mundësinë për gjetje të zgjidhjes për statusin e Palestinës".
Paraprakisht, siç lajmëroi MIA, kritika të ashpra ndaj Trampit u dërguan nga një numër i madh i shteteve myslimane. Minsitri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu përmendi se do të ishte "gabim tejet i madh" nëse SHBA-ja e zhvendosë Ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe tha se për atë tashmë e ka paralajmëruar edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tillerson.
"Ky do të ishte gabim tejet i madh. Kjo nuk do të sjellë kurrfarë stabiliteti, por më shpejt do të sjellë kaos dhe destabilitet", theksoi Çaushogllu para takimit me Tillersonin në selinë e NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe, Ahmed Abul Geit paralajmëroi se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e administratës së Trampit do ta nxisë fanatizmin dhe dhunën dhe nuk do të jetë në interes të procesit paqësor mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Jordania e paralajmëroi Trampin se çfarë pasoja të rrezikshme mund të shkaktojë një hap i tillë nga ana e tij.
"Vendimi i tillë do të shkaktojë mllef mes arabëve dhe myslimanëve, do ta rrisë tensionimin dhe do t'i shkatërrojë përpjekjet për arritje të paqes", shkroi në Tuiter minsitri jordanez i Punëve të Jashtme, Ajman Safadi.
"Vendimi i tillë do të kontribuojë për destabilizim shtesë të rajonit dhe do të dekurajojë shumë nga ata të cilët ende besojnë se zgjidhja paqësore është e mundur me qëllim që të përfundohet okupimi mbi 50-vjeçar, persekutimin 70-vjeçar dhe shkeljen sistematike prej dekadash të të drejtave palestineze nacionale dhe të njeriut", konstatoi sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saeb Erekat.
Sekretari i përgjithshëm i PLO theksoi se Jerusalemi është "zemra shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike e Palestinës".
"Jerusalemi, gjithashtu është edhe zemra e miliardë besimtarëve prej tre religjioneve monotesite, duke i përfshirë edhe qindra milionë të krishterë arab dhe myslimanë. Ai është zemra e botës arabe. Ai është simbol i rëndësishëm i religjionit tonë dhe fati i tij është kyç për të gjitha angazhimet të cilat çojnë drejt rajonit të qetë dhe stabil", potencoi Erekat.
Lëvizja palestinezo-islamike Hamas kumtoi se qëllimi i presidentit amerikan i tejkalon të gjitha "vijat e kuqe" dhe u bëri thirrje palestinezëve për demonstrata të premten, të cilën e shpalli si "ditë të zemërimit".
"Me pranimin e Jerusalemit të okupuar për kryeqytet të okupatorit dhe me zhvendosjen e Ambasadës, Administrata amerikane i tejkalon të gjitha vijat e kuqe", deklaroi lideri i Hamasit, Ismail Hania në letrën drejtuar liderëve të shteteve arabe dhe myslimane.
Zhvendosja e Ambasadës së SHBA-së është sinjal për "eskalim të rrezikshëm", vlerëson Hania dhe e akuzoi Trampin se po tenton ta fsheh synimi i Qeverisë izraelite për ta "judizuar Jeruslaemin"
SHBA-ja tashmë u ka ndaluar nëpunësve qeveritarë amerikanë çfarëdo lëvizje për shkaqe personale në Qytetin e vjetër të Jerusalemit për shkak të protestave të pritshme të palestinezëve. Ndalesa vlen edhe për Bregun Perëndimor. Lejohen vetëm lëvizje zyrtare me rëndësi të veçantë, të shoqëruar me masa plotësuese të sigurisë, precizon Departamenti shtetëror.
Statusi i Jerusalemit është një prej çështjeve kontestuese midis Izraelit dhe palestinezëve. Derisa Izraeli insiston se Jerusalemi është kryeqytet i shtetit hebarik dhe atje janë të gjitha institucionet shtetërore, përfaqësitë diplomatike funksionojnë në Tel-Aviv.

Palestinezët vlerësojnë se pjesa lindore e qytetit, të cilën Izraeli e pushtoi në Luftën gjashtëditëshe në vitin 1967, duhet të jetë kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez.
Madje edhe nëse sjell vendim Trampi, vetë zhvendosja e Ambasadës pritet të zgjasë me vite.
Kongresi amerikan në vitin 1995 me shumicë të madhe solli vendim që ta zhvendosë Ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, por i dha mundësi presidentit ta anulojë këtë vendim çdo gjashtë muaj. Të gjithë presidentët që atëherë e shfrytëzuan mundësinë që ta anulojnë vendimin, por viteve të kaluara erdhën informacione se presidenti Tramp është i vendosur që përfundimisht ta ndërmarrë këtë hap.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail