Reagime pas vendimit të Trampit për njohjen e Jerusalemit

Tel Aviv, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Tramp për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit me reagime u lajmëruan presidenti izraelit, Reuven Revlin dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, presidenti francez, Emanuel Makron...
Ndaj vendimit amerikan reaguan edhe organizatat palestineze Hamas dhe PLO.
Presidenti izraelit Revlin e përshëndeti vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosë atje ambasadën amerikane.
"I uroj presidentit Donald Tramp për paralajmërimin e tij për njohje amerikane të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit dhe për hapin e pritur për zhvendosjene ambasadës. Nuk ka dhuratë më adekuate ose më të bukur në vigjilje të 70-vjetorit nga pavarësia e shtetit Izrael", theksoi Revlin.
Ai vlerësoi se ky hap paraqet njohje të "së drejtës së popullit hebraik për shtetin e tyre dhe kthesë në rrugën tonë drejt paqes - paqe për të gjithë banorët e Jerusalemit dhe për të gjithë rajonin".
"Jerusalemi nuk është dhe asnjëherë nuk do të jetë, pengesë për paqe për ata të cilët dëshirojnë paqe", theksoi ai.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e kualifikon si "historik" vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Netanjahu u bëri thirrje shteteve të tjera ta ndjekin hapin e SHBA-së dhe t'i zhvendosin ambasadat e veta në Jerusalem.
Organizata palestineze Hamas, në komentin fillestar lidhur me vendimin e Trampit për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit thekson se me atë hap "hapen dyert e ferrit".
Sallah Bagdavil, përfaqësues zyrtar i Hamasit deklaroi sot se palestinezët "gjenden në udhëkryq të rrezikshëm - Ose do të mbijetojmë ose do të shkatërrohemi", shtoi ai.
Organizata Palestineze për Çlirim (PLO) thekson se deklarata e Trampit i shkatërron përpjekjet për formim të "parimit të dy shteteve".
Negociuesi kryesor në konfliktin izraelito-palestinez nga ana e autoriteteve palestineze është Saeb Erekat.
"Vendimi i presidentit Tramp ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit e diskualifikon SHBA-në nga luajtja e çfarëdo roli në procesin paqësor izraelito-palestinez", deklaroi Erekat.
Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh deklaroi sot se statusi i Jerusalemit mund të definohet vetëm përmes negociatave.
Presidenti francez, Emanuel Makron shprehi keqardhje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Tramp sot deklaroi se është koha që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit.
"Publikimi im i sotëm e shënon fillimin e qasjes së re drejt konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Në vitin 1995, Kongresi miratoi akt me të cilin u kërkua që autoritet federale ta zhvendosin Ambasadën në Jerusalem dhe ta njohin këtë qytet për kryeqendër të Izraelit. Ky akt u miratua me shumicë të madhe", theksoi Tramp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail