Reagime ndaj vendimit të Trampit për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit

Shkup, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, shkaktoi reagime të ashpra të pothuaj të gjitha vendeve në botë.
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini deklaroi se është thellë e shqetësuar nga vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp që ta zhvendosë ambasadën amerikane në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem.
"Bashkimi Evropian shpreh shqetësim serioz nga vendimi i presidentit të SHBA-së, Tramp për Jerusalemin dhe nga pasojat të cilat kjo mund t'i ketë për perspektivat për paqe", kumtoi Mogerini.
Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve në rajon të jenë të përmbajtur dhe të shmangin eskalimin e gjendjes.
"Zgjidhja e vetme janë dy shtete, të cilat do t'u përgjigjen synimeve të të dy vendeve. Ky është mjeti i vetëm real për arritjen e paqes dhe sigurisë, që e meritojnë si izraelitët, ashtu edhe palestinezët", tha Mogerini.

Në bisedën e mbrëmshme me presidentin palestinez Mahmud Abas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, sërish e ka theksuar pozitën e fuqishme të Unionit, sipas së cilës statuti përfundimtar i Jerusalemit si kryeqytet i ardhshëm i Izraelit dhe Palestinës, duhet të rregullohet përmes negociatave, të cilat do t'u përgjigjen aspiratave të të dy vendeve.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Qeveria e saj nuk e përkrah vendimin e Trampit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
"Qeveria gjermane nuk e përkrah këtë pozitë, pasi statusi i Jerusalemit duhet të shqyrtohet në kuadër të vendimit me dy shtete", deklaroi Merkel.
Britania e Madhe, po ashtu kumtoi se nuk pajtohet me vendimin e Trampit që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit, pasi kjo nuk do të ndihmojë në përpjekjet për paqe në rajon.
"Ne nuk pajtohemi me vendimin e SHBA-së që ta zhvendosë Ambasadën e Jerusalemin dhe ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit para arritjes së marrëveshjes për statutin e tij përfundimtar. Vlerësojmë se kjo nuk mund të ndihmojë në perspektivat për paqe në rajon", tha kryeministrja britanike Tereza Mej.

Ajo potencoi se Ambasada e Britanisë së Madhe është në Tel- Aviv dhe se nuk kanë për qëllim që të zhvendoset.
Kanadaja vlerëson se statuti i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në kuadër të zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.
"Kanadaja është aleat i përhershëm dhe mik i Izraelit, e po ashtu edhe mik i popullit palestinez", deklaroi ministri kanadez i Punëve të Jashtme, Kristian Frijland.
Ai potencoi se, Kanadaja do të vazhdojë të jetë fuqimisht e angazhuar me qëllim të arritjes së paqes së drejtë, globale dhe të përhershme në Lindjen e Afërt, që përfshin krijimin e shtetit palestinez që do të jetojë së bashku me Izraelin në paqe dhe siguri.
"Otava nuk ka për qëllim ta ndjekë shembullin e Uashingtonit për njohje zyrtare të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, as zhvendosje të Ambasadës së Kanadasë që gjendet në Tel-Aviv", tha ministri kanadez i Punëve të Jashtme.
Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh deklaroi sot se statusi i Jerusalemit mund të definohet vetëm përmes negociatave, ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Ministria turke e Punëve të Jashtme e dënoi vendimin e SHBA-së, duke e quajtur "të papërgjegjshëm" dhe i bëri thirrje Uashingtonit që ta rishqyrtojë këtë hap.
Egjipti e hedh poshtë vendimin e SHBA-së, kumtoi Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme, duke shtuar se njohja e Jerusalemit si kryeqytet izraelit nga ana e Trampit, nuk e ndryshon statusin juridik të qytetit.
Ministria iraniane e Punëve të Jashtme informoi se Irani "seriozisht e dënon" vendimin e SHBA-së, me të cilën "shkelen rezolutat ndërkombëtare".
Arabia Saudite, po ashtu, ka shprehur kundërshtim për hapin e Trampit, duke vlerësuar se ai i provokon ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën".
Katari, po ashtu, vlerëson se vendimi për zhvendosje të Ambasadës amerikane në Jerusalem është eskalim i rrezikshëm dhe dënim me vdekje për të gjitha ata që dëshirojnë paqe.
Mbreti jordanez Abdullahu i Dytë ka shprehur shqetësim në një bisedë telefonike me Trampin, të cilit i ka thënë se mosrespektimi i të drejtave të palestinezëve, myslimanëve dhe krishterëve në Jerusalem, mund vetëm të shkaktojë përhapje të ekstremizmit.
Libani, po ashtu, paralajmëron se vendimi i Trampit i kanoset procesit paqësor dhe stabilitetit në rajon.

Siç njoftoi MIA, Tramp dje kumtoi se është koha që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit.
"Publikimi im i sotëm e shënon fillimin e qasjes së re drejt konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Në vitin 1995, Kongresi miratoi akt me të cilin u kërkua që autoritet federale ta zhvendosin Ambasadën në Jerusalem dhe ta njohin këtë qytet për kryeqendër të Izraelit. Ky akt u miratua me shumicë të madhe", theksoi Tramp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail