Vritet bashkiaku i Misratas

Misrata, 18 dhjetor 2017 (MIA) - Disa sulmues të armatosur mbrëmë vonë në pritë e kanë vrarë bashkiaku i Misratas, Mohamed Eshtevi, duke shtënë në të derisa e kanë ndjekur automobilin në të cilin gjendej ai, kumtuan shërbimet libaneze të sigurimit.
Disa sulmues të panjohur e kanë ndjekur automobilin e bashkiakut kur është nisur nga aeroporti në Misrata, ku paraprakisht ka arritur me aeroplan nga Turqia.
Ky vend i Afrikës Veriore, prodhues i naftës, gjendet në kaos nga viti 2011, kur atje shpërtheu betejë, me ç'rast u rrëzua nga pushteti lideri Moamer Gadafi, por Misrata, i cili është porti më i madh libian, deri më tani ka qenë qytet relativisht i qetë.
Megjithatë, mediat perëndimore përkujtojnë se në tetor në oborrin e gjykatës së qytetit ka shpërthyer bombë, ku jetën e kanë humbur katër persona, ndërsa 40 u plagosën. Për atë sulm përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail