Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit arritën marrëveshje për samit për Sirinë

Ankara, 8 shkurt 2018 (MIA) - Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit sot arritën marrëveshje të takohen në Stamboll që të bisedojnë për konfliktin në Siri, kumtoi një burim anonim nga kabineti presidencial turk.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka pasur biseda të ndara me telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin dhe të Iranit, Hasan Rohani, me ç'rast është arritur marrëveshje që data për samitin të saktësohet gjatë javëve të ardhshme.
Kremlini kumtoi se Putini dhe Erdogani u pajtuan që ta rrisin bashkëpunimin mes shërbimeve ushtarake dhe të sigurisë të të dy vendeve me qëllim luftë kundër terrorizmit në Siri.
Të tre vendet muajve të fundit së bashku punojnë në tentime që të zvogëlohet dhuna në Siri, edhe pse i përkrahin palët rivale në atë luftë pothuaj shtatëvjeçare qytetare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail