Tramp e ndërroi Tillersonin, Pompeo sekretar i ri i Shtetit

Uashington, 13 mars 2018 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp e ndërroi sot sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tillerson.
"Majk Pompeo, drejtor i CIA-s, do të jetë sekretari ynë i ri i Shtetit. Prej tij presim punë fantastike. Xhina Haspel do të jetë drejtoreshë e re e CIA-s dhe gruaja e parë në atë pozitë. Urime!", shkroi Tramp në "Tuiter".
Në krye të CIA-s është emëruar Xhina Haspel, zëvendës drejtoreshë e deritanishme.
Sipas një përfaqësuesi anonim të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i SHBA-së dëshiron të ketë ekip të ri para negociatave të planifikuara me Korenë e Veriut dhe negociatave të ndryshme tregtare.
Tillerson, ish-drejtor ekzekutiv i Ekson Mobile e kreu funksionin e sekretarit shtetëror pak më shumë se një vit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail