KB: Në Siri kryhet dhunë seksuale ndaj grave dhe burrave

Nju-Jork, 16 mars 2018 (MIA) - Pjesëtarët e forcave lojale të presidentit sirian Bashar al Asad dhe të grupeve kryengritëse përdhunojnë gra dhe burra, me çka kryejnë krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, citohet në raportin më të ri të Komisionit hulumtues ndërkombëtar të pavarur të KB-së për Sirinë.
Në dokument thuhet se pjesëtarët e Armatës siriane dhe të grupeve militante proqeveritare kanë përdhunuar gra, vajza, burra dhe djem si dënim për lidhjet e tyre me kryengritësit.
"Forcat qeveritare dhe aleatët e tyre, përkatësisht disa grupe militante, gjatë operacioneve në terren dhe bastisjet e shtëpive kanë përdhunuar gra, vajza, ndërsa në disa raste edhe burra. Gratë dhe vajzat e arrestuara janë ekspozuar në procedura të dhunshme dhe poshtëruese, ndërsa edhe janë përdhunuar. Jo shpesh është vërejtur edhe përdhunim masiv. Burrat kryesisht janë ekspozuar në përdhunim me gjëra të caktuara ose u janë shkaktuar lëndime në gjenitalet", thuhet në raport.

Përdhunimet nga ana e pjesëtarëve të forcave qeveritare janë regjistruar në qytetet Alepo, Dara, Homs, Hama, Harasta, Tartus, Lakatia dhe Damask, si dhe në burgun ushtarak Saidnaja dhe në aeroportin ushtarak Mezeh.
Pjesëtarët e forcave qeveritare e kanë përdorur përdhunimin si metodë për nxjerjen e informatave gjatë dëgjimit të burrave dhe grave të arrestuar, thuhet në raport.
Nga ana tjetër edhe pjesëtarët e grupit kryengritës Forcat Demokratike Siriane në vitin 2017 i kanë torturuar luftëtarët kundërshtarë të marrë peng me atë që ua kanë djegur organet gjenitale, qëndron në dokument.
Komisioni thekson dhe se gratë dhe vajzat të cilat ndodhen në kampe nën kontroll të Forcave Demokratike Siriane kanë refuzuar të bëjnë dush sepse janë frikësuar se mund të dhunohen.

Pohimet në raport janë siguruar në bazë të 454 bisedave me viktimat të dhunës seksuale, anëtarë të familjeve të tyre, dëshmitarëve, refugjatëve, avokatëve dhe mjekësve.
Në raport shtohet se dhuna seksuale mbi gratë, vajzave, burrave dhe djemve është problem i cili është i pranishëm që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011.
Sipas Komisionit, viktima më e re e regjistruar e dhunës seksuale në Siri ka qenë një vajze nëntëvjeçare, ndërsa mes të abuzuarve ka edhe djelmosha 11-vjeçar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail