Izraeli konfirmoi se ka sulmuar dhe shkatërruar një objekt bërthamor sirian në vitin 2007

Jerusalem, 21 mars 2018 (MIA) - Armata izraelite sot konfirmoi se në vitin 2007 ka sulmuar dhe shkatërruar një reaktor sekret bërthamor në Sirinë fqinje gjatë operacionit ajror.
Ekzistonin supozime se Izraeli qëndron pas sulmit ajror në territor armiqësor, në rajonin e Al Kibar, por kjo është hera e parë ky shtet hapur të marrë përgjegjësinë për sulmin me publikimin e dokumenteve të deklasifikuara për rastin.
"Natën e datës mes 5 dhe 6 shtatorit të vitit 2007, aeroplanë të FUA izraelite sulmuan dhe shkatërruan një reaktor bërthamor sirian në procesin e ndërtimit", thuhet në kumtesën armatës izraelite.
"Reaktori ishte pothuajse i përfunduar dhe operacioni mundësoi të eliminohet kërcënimi ekzistues për Izraelin dhe tërë rajonin", thekson armata e Izraelit.
Siria mohoi se bëhet fjalë për reaktor bërthamor. Por, Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore deklaroi në vitin 2011 se "ka shumë mundësi" që objekti i sulmuar të jetë reaktor, ndoshta i ndërtuar me ndihmën e Koresë Veriore.
"Reaktori bërthamor në duart e Asadit do të ketë pasoja serioze për tërë Lindjen e Afërt", thekson armata izraelite.
Dokumentet e deklasifikuara, gjithashtu, zbulojnë se operacioni është përgatitur në fshehtësi të tërësishme dhe se kanë qenë të kyçur edhe katër aeroplanë luftarakë F-15 dhe katër F-16.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail