SHI-ja e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Kabul

Kabul, 21 mars 2018 (MIA) - Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) e mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm vetëvrasës me bombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, me ç'rast sipas të dhënave të fundit, jetën e humbën të paktën 29 persona, ndërsa 52 të tjerë janë lënduar.
"Operacioni martir i kryer me jelek me mjet shpërthyes, u drejtua kundër shiitëve të mbledhur në manifestimin e festës së tyre Nevruz në Kabul", theksohet në kumtesën e SHI-së.
Siç kumtoi paraprakisht Ministria afgane e Punëve të Brendshme, sulmi ka ndodhur në afërsi të vendit të shenjtë shiit në pjesën perëndimore të Kabulit.
Sulmi është kryer derisa një grup më i madh besimtarësh shiitë kanë marrë pjesë në festën Nevruz, me të cilin shënohet fillimi i Vitit të Ri persik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail