Tramp dhe mej u dakorduan se nuk do të lejojnë të vazhdojë përdorimi i armëve kimike

Uashington, 10 prill 2018 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot ka biseduar me telefon me kryeministren britanike, Tereza Mej për gjendjen në Siri, pas sulmin më të ri me armë kimike, për të cilin SHBA-ja dhe Britania e akuzuan armatën siriane.
"Dy liderët e dënuan mosrespektimin e ashpër të jetëve njerëzore nga ana e presidentit sirian Asad. Presidenti dhe kryeministrja u dakorduan se nuk do të lejojnë të vazhdojë përdorimi i armëve kimike", kumtoi Shtëpia e Bardhë pas bisedës telefonike.
Tramp e anuloi vizitën në Peru për të mbetur në Uashington dhe për të koordinuar marrëveshjen e SHBA-së dhe shteteve aleate të sulmit kimik në qytetin Duma ku u vranë qindra kryengritës dhe civilë.
Kryeministrja britanike, Tereza Mej paraprakisht informoi se ka biseduar edhe me presidentin francez, Emanuel Makron.
Në pyetjen nëse Britania e Madhe do t'i bashkangjitet SHBA-së nëse Uashingtoni vendosë të ndërmarrë veprime të mëtutjeshme ushtarake në Siri, ajo refuzoi të përgjigjet drejtpërdrejtë në pyetjen, por tha se "konsideron se duhet të kërkohet përgjigje nga përgjegjësit".
Mej tha se sonte do të kryesojë me takimin e Këshillit britnaik për siguri nacionale.
"Sulmi i kryer në Duma, është barbar. Është e qartë se urgjentisht po punojmë me aleatët dhe partnerët tanë që të vlerësohet çka ka ndodhur në terren", tha ajo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail