Moska nuk do të përzihet në punën e ONAK në Siri

Hagë. 16 prill 2018 (MIA) - Moska zyrtare sot njoftoi se nuk do të përzihet në punën e misionit të Organizatës për Mbrojtjen e Armëve Kimike (OPCV), hetuesit e të cilëve në Siri duhet të hetojnë nëse ka pasur një sulm me armë kimike në qytetin Duma.
"Rusia e vërteton gatishmërinë e saj për të siguruar punë të qetë dhe të sigurt të misionit dhe nuk do të përzihet në punën e tyre", raportoi Ambasada e Rusisë në Hagë.
Në kumtesën e Ambasadës theksohet se sulmet e udhëhequra nga SHBA gjatë fundjavës ndaj tre ndalesave në Siri ka qenë tentim "për të dëmtuar kredibilitetin e misionit".
Organizatës për Mbrojtjen e Armëve Kimike sot u takuan në një takim urgjent, ku debatoi për sulmin në Duma, lajmëroi AFP, duke iu referuar burimeve diplomatike. Njëri nga burimet ka theksuar se takimi i cili po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, sapo ka filluar.
Më parë janë vërejtur ambasadorët e Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Francës duke arritur në selinë e OPCV-së në Hagë.
OPCV numëron 192 anëtare, ndërsa kryesuesi, ambasadori i Bangladeshit, sheiku Mohamed Belal për sot ka konvokuar mbledhje të Këshillit Ekzekutiv, ku janë të anëtarësuara 41 shtete "për të biseduar për përdorimin e dyshuar të armëve kimike" në Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail