Një palestinez është vrarë në kufirin midis Gazës dhe Izraelit

Gazë, 15 maj 2018 (MIA) - Forcat izraelite sot kanë vrarë një palestinez në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, kumtuan mediat lokale duke u referuar në burime mjekësore.
Palestinezi (51) është vrarë afër kufirit në Rripin e Gazës, me çfarë bilanci i të vdekurve nga protestat e djeshme u rrit në 59 persona, duke përfshirë edhe një foshnjë. Sot mijëra palestinezë kanë marrë pjesë në varrimet e dhjetëra personave të cilët dje u vranë nga ana e ushtrisë izraelite.
Protesta në Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, është pjesë e fushatës për rrëzimin e bllokimit të kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës e cila zgjat tashmë 11 vjet, por edhe protesta kundër hapsjes së Ambasadës amerikane në Jerusalem. Zhvendosja e Ambasadës amerikane nga tel Avivi e zemëroi palestinezët, të cilët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor për kryeqendër të tyre të ardhshme.
Protestat janë kulminacion i fushatës, të udhëhequr nga Hamasi dhe të nxitur nga pakënaqësia e rreth dy milionë njerëzve në Gazë me qëllim të ndërpritet bllokimi shumëdekadësh e kufirit në territorin, të imponuar nga Izraeli dhe Egjipti pasi Hamasi e mori kontrollin mbi Gazën në vitin 2007. Pasi në mars filluan marshet javore, janë varë të paktën 80 protestues palestinezë, ndërsa më shumë se 2.300 janë lënduar.
Përndryshe, palestinezët sot e shënojnë "Ditën Nakba", gjegjësisht "Ditën e katastrofës", referencë e cila përdoret për qindra mijë personat të cilët kanë ikur apo janë dëbuar nga territori i Izraelit të sotëm gjatë luftës në vitin 1948.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail