Indi: Të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga virusi vdekjeprurës Nipah

Nju-Delhi, 22 maj 2018 (MIA) - Të paktën dhjetë persona kanë vdekur në jug të Indisë nga deri më tani virusin pak të njohur Nipah, derisa rreth njëqind persona janë në karantinë, kumtuan sot autoritetet lokale në Indi.
"Tajm of India" lajmëroi se bilanci i viktimave është rritur në dhjetë, ndërsa rreth njëqind persona të cilët kanë qenë në kontakt me të vdekurit janë në karantinë.
Nëntë persona janë hospitalizuar për shkak të simptomave të ngjashme me virusin.
Virusi Nihap i cili është i përhapur në Azinë Jugore dhe Juglindore e bartin lakuriqët dhe mund të jetë vdekjeprurës në 70 për qind të rasteve. Virusi për herë të parë është identifikuar në vitin 1998 në Malajzi në rajonin Nipah.
Organizate Botërore e Shëndetësisë paraprakisht bëri të ditur se virusin e bartin kafshët, por edhe njerëzit. Simptomat janë ethet, kokëdhimbje, përgjumje e shoqëruar nga disorientimi dhe konfuzion mendor. Virusi mund të shkaktojë komë dhe inflamacion të trurit nëse nuk kurohet me kohë. Tani për tani nuk ekziston vaksinë kundër këtij virusi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail