Gjeneral-major Bageri: Irani nuk do të kërkojë leje nga askush që të zhvillojë armë

Teheran, 23 maj 2018 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura iraniane gjeneral-majori Mohamed Bageri sot i hodhi poshtë thirrjet e Uashingtonit ndaj Teheranit ta zvogëlojë ndikimin e Lindjes së Afërt.
Gjeneral-majori tha se Irani nuk do të kërkojë leje nga cilido vend që t'i zhvillojë aftësitë e tij mbrojtëse.
"Forcat e armatosura iraniane tani, falë Zotit, janë më mirë të përgatitura se kurrë më parë dhe nuk do të presin leje ose miratim nga cilado fuqi që t'i zhvillojnë aftësitë e tyre mbrojtëse", deklaroi Bageri.
Kryeshefi i Shtatmadhorisë iraniane i quajti liderët amerikanë "njerëz të ashpër, kriminelë, të izoluar, mashtrues, të hidhëruar, të korruptuar dhe të paguar nga regjimi sionist".
"SHBA-ja nuk ka guxim të hyjë në konfrontim me Iranin", i bindur është gjeneral-majori.
Njëkohësisht ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohamed Xhavad Zarif vlerësoi se deklaratat e sekretarit shtetëror amerikan Majk Pompeo për Iranin janë "të pavërteta" dhe bazohen në "iluzione të vjetra".
"Uashingtoni u bë peng i grupeve të lobuara", deklaroi Zarif në intervistë për televizionin shtetëror të Iranit.
Para dy ditësh Pompeo tha se SHBA-ja do të vendosë sanksione për Iranin, nëse vendi nuk e zvogëlon ndikimin rajonal dhe ushtarak.
Sekretari shtetëror amerikan e akuzoi Teheranin se përkrah grupe të armatosura në vende si Siria, Libani dhe Jemeni.
Zarif sot deklaroi se Pompeo i ka përsëritur akuzat e vjetra kundër Iranit "vetëm me ton më të fuqishëm dhe më cinik".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail