OPEK: Nuk mundet vetëm ne të jemi përgjegjës për problemet në industrinë e naftës

Vjenë, 10 korrik 2018 (MIA) - Organizata e vendeve eksportuese të naftës (PEK) mbrohet prej kërkesave të cilat i drejtoi para ca kohësh presidenti amerikan, Donald Tramp për prodhim më të madh të këtij energjensi, duke theksuar se ata nuk janë përgjegjës për këtë.
Tramp para ca kohësh e akuzoi OPEK-un si përgjegjëse për rritjen e çmimit të naftës dhe kërkoi prej këtij grupi të bëjë diçka për këtë çështje.
"OPEK nuk mundet vetë të jetë përgjegjës për problemet të cilat ndodhin në industrinë e naftës, por njëherësh i përgjigjemi situatës në kuadër të masave të cilat i sollëm në takimin tonë të fundit në qershor", deklaroi Suhail al-Mazrouei, kryetar i OPEK-ut.
Anëtare të OPEK-ut, janë Irani, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Venezuela, themeluesit e kësaj aleance, si edhe Katari, Indonezia, Libia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjeria, Nigeria, Ekuadori, Gaboni, Angola, Guineja Ekuatoriale dhe Kongo, shtete të cilat më vonë janë bashkuar.
"Mendoj se OPEK-u e plotëson pjesën e vet", shtoi kryetari i organizatës.
Ai theksoi se OPEK-u është i përgatitur t'i dëgjojë të gjitha vendet të cilat janë prodhuese të mëdha të naftës, në mesin e të cilave edhe SHBA-ja.
OPEK-u në qershor vendosi për rritje të prodhimit të naftës nga korriku, pasi Arabia Saudite i bëri thirrje Iranit për bashkëpunim dhe thirrjet e konsumatorëve të mëdhenj të këtij energjensi për zvogëlimin e çmimit të tij.
Çmimi i naftës është duke u rritur gjatë gjithë vitit, ndërsa për këtë kontribuon kërkesa gjithnjë e më e madhe. Në maj, nafta për herë të parë në 3,5 vitet e kaluara, arriti çmim prej 80 dollarësh.
Mazruei, i cili e kryen edhe funksionin ministër i Energjetikës së Emirateve, theksoi se anëtaret e OPEK-ut kanë kapacitet të ballafaqohen me çfarëdo çrregullimesh në furnizimin botëror me naftë.
Ai nuk sheh nevojë për mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të OPEk-ut para takimit të dakorduar në dhjetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail