Fëmija i parafundit u shpëtua nga shpella në Tajlandë

Bangkok, 10 korrik 2018 MIA) - Gjithsej 11 fëmijë janë nxjerrë deri tani nga shpella në Tajlandë ku u bllokuan prej 23 qershorit, në të cilën kanë hyrë pas trajnimit.
Në shpellë tani për tani mbetet një fëmijë trajneri edhe katër persona të tjerë.
Operacioni i shpëtimit zgjat tri ditë dhe çdo ditë deri tani janë nxjerrë nga katër djem.
Shefi i operacionit të shpëtimit Narongsak Osotanakorn kumtoi se në shpellë së bashku me djemtë dhe trajnerin e tyre janë edhe një mjek dhe tre pjesëtarë të zhytësve marinarë "Foka" për të cilët gjithashtu shfaqi shpresë se me siguri sot do të dalin në sipërfaqe.
Në ditën e tretë të operacionit në shpellën Tam Luang kanë hyrë 19 shpëtues. Një zhytësi me përvojë për akses deri tek vendi ku gjenden fëmijët dhe të kthehet pas i duhen 11 orë. Rruga është e gjatë disa kilometra dhe kalon përmes ujit të turbulluar të ndenjur, kanaleve të ngushta, shkallëve dhe pengesave të tjera. Në disa vende dukshmëria në ujë është pothuajse zero.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail