Të gjithë 12 fëmijët dhe trajneri i tyre janë shpëtuar nga shpella në Tajlandë

Bangkok, 10 korrik 2018 (MIA) - Ekipet e shpëtimit e nxorën edhe trajnerin nga shpella në Tajlandë. Trajneri dhe 12 fëmijët ishin bllokuar në shpellë nga data 23 qershor pasi kanë hyrë në të pas trajnimit.
Në shpellë tani për tani ende janë një mjek dhe tre pjesëtarë të zhytësve detarë "Foka".
Operacioni i shpëtimit zgjat tri ditë dhe çdo ditë deri tani janë nxjerrë nga katër djem.
Në ditën e tretë të operacionit në shpellën Tam Luang kanë hyrë 19 shpëtues. Një zhytësi me përvojë për akses deri tek vendi ku gjenden fëmijët dhe të kthehet pas i duhen 11 orë. Rruga është e gjatë disa kilometra dhe kalon përmes ujit të turbulluar të ndenjur, kanaleve të ngushta, shkallëve dhe pengesave të tjera. Në disa vende dukshmëria në ujë është pothuajse zero.
Sot janë publikuar edhe informatat për gjendjen e fëmijëve të cilët ishin shpëtuar në dy ditët e fundit. Katër fëmijët e parë të shpëtuar kanë kërkuar të hanë ushqim tradicional tajlandez, por mjekët u kanë thënë se sistemet e tyre të tretjes nuk mund të ballafaqohen me ushqim të fërguar. Ministri tajlandez i Shëndetësisë sot deklaroi se fëmijët që dje ishin shpëtuar kanë kërkuar bukë me çokokrem dhe se kërkesa u është plotësuar.
Mjekët të cilët i shërojnë djemtë e shpëtuar kumtuan se temperatura e trupit e katër djemve të parë të cilët ishin shpëtuar ka qenë shumë e ulët dhe ekziston dyshim se dy prej tyre kanë infektim në mushkëri dhe po marrin antibiotik.
Ndërkohë, djemtë tajlandezë, të moshës prej 11 dhe 16 vjet, dhe trajneri i tyre, janë ftuar nga ana e FIFA-s në finalen e Kampionatit Botëror. Por, ata ende do të jetë të izoluar dhe kampionatin do ta shohin në televizor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail