Stoltenberg pranoi se kontributet ndaj NATO-s janë të paekulibruara

Bruksel, 10 korrik 2018 (MIA) - I pyetur për reagimin për tuitin e Donald Trampit se Evropa më pak kontribuon ndaj NATO-s se sa SHBA-ja, sekretari i përgjithshëm i NATO-s pranoi se ajo është e saktë.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Stoltenberg, potencoi se " ndarja e barrës nuk është korrekte" dhe për atë aleatët evropianë duhet t'i rrisin përpjekjet e tyre.
"Porosia ime është se i rrisim përpjekjet, aleatët evropianë i rrisin përpjekjet, ky Samit do të tregojë se plotësojmë detyra në fushën e sigurisë edhe krahas mospajtimeve", citoi Stoltenberg në vigjilje të Samitit kyç të Aleancës, në të cilin Tramp paralajmëroi se do të kërkojë nga aleatët evropianë t'i rrisin buxhetet për NATO-n.
SHBA-ja është vend i cili më së shumti kontribuon për buxhetin e Aleancës. Vetëm Greqia është mbi shkallën e premtuar prej dy për qind për të cilën u munduan aleatët e NATO-s. Shumica e aleatëve të tjerë premtuan se prej shtatë deri në dhjetë vitet e ardhshme do t'i arrijnë qëllimet e projektuara, por kjo nuk mund të ndodhë brenda natës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail