Lajen: Gjermania nuk është peng i politikës ruse

Bruksel, 11 korrik 2018 (MIA) - Gjermania nuk është peng i politikës ruse, deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen, duke reaguar për akuzën e presidentit amerikan Donald Tramp se Gjermania është "tërësisht e kontrolluar" nga Moska.
"Kemi shumë çështje me Rusinë pa kurrfarë dyshimi", deklaroi ajo në margjinat e samitit të NATO-s.
"Nga ana tjerë, duhet ta ruani linjën për komunikim midis shteteve apo aleatëve dhe ithtarëve pa kurrfarë çështjesh", deklaroi ajo në pyetjen për akuzat e Trampit.
Tramp sot përsëri i bëri thirrje Gjermanisë menjëherë t'i rrisë shpenzimet për mbrojtje në dy për qind prej BPV-së. Ai e dërgoi këtë thirrje në mëngjesin e punës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, para fillimit të samitit të shteteve anëtare të Aleancës në Bruksel.
Gjermania është tërësisht nën kontrollin e Rusisë, kjo është gjë shumë e keqe për NATO-n. Rusisë i paguhen miliarda, ndërtohen gazsjellës. Gjermania është peng i Rusisë, Berlini mbështetet kryesisht në importin e gazit rus dhe i largon centralet e veta bërthamore. Diçka duhet bërë - i paguajnë miliarda Rusisë, ndërsa ne paguajë miliarda për t'i mbrojtur prej Rusisë", deklaroi Tramp.
Ai shtoi se ish-kancelari gjerman, Gerhard Shreder punon për "Gazpromin".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail