Trazira në Paris pas finales së futbollit

Paris, 16 korrik 2018 (MIA) - Menjëherë pas fitores së Francës në finalen e Kampionatit Botëror në futboll në Moskë, në Paris shpërthyen trazira.
Qendra tregtare në bulevardin Fushat e Eliseut u demolua nga dhjetëra persona të maskuar me kapela, të cilët kanë vjedhur verëra dhe prodhime të tjera.

Policia është dashur të përdorë gaz lotsjellës, për t'i dëbuar vjedhësit e vazhdueshëm.
Të paktën 4.000 policë u sistemuan në Paris si përforcim i forcave të rregullta policore, ndërsa mbi 5900 demonstrues u arrestuan.

Në pjesët perëndimore dhe qendrore të Parisit deri në orën 4 të mëngjesit të sotëm në fuqi ishte ndalesa për lëvizje me automjete.
Policia franceze kumtoi edhe se nëpër tërë Francën gjatë natës midis të premtes dhe të shtunës janë djegur afër 900 automobila. Të shtunën, Franca e shënoi festën kombëtare - Dita e rënies së Bastiljes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail