Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës do të marrë më pak se gjysmën e pagës së paraardhësit të tij

Meksikë, 16 korrik 2018 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, dje deklaroi se planifikon të marrë më pak se gjysmën e pagës së paraardhësit të tij, në përpjekje t'i zvogëlojë shpenzimet qeveritare.
"Ne duam buxheti të arrijë deri te të gjithë", deklaroi Lopez Obrador në shtabin e tij zgjedhor.
Duke shikuar letër me shifra, ai tha se do të marrë 108.000 pesos në muaj, që është 5.707 dollarë pas kursit të këmbimit të tanishëm dhe se asnjë zyrtar shtetëror nuk do të mund të marrë më shumë se presidenti gjatë mandatit të tij gjashtëvjeçar.
Ndihmësit e presidentit të sapozgjedhur llogaritën se shefi i deritanishëm i shtetit të Meksikës, Enrike Penja Nieto, ka marrë 270.000 pesos në muaj.
Lopez Obrador deklaroi se do të dëshironte ende më shumë ta zvogëlojë pagën e tij, por nuk dëshiron të shkaktojë mospërshtatje mes ministrave të ardhshëm, të cilët në disa raste braktisin pozita në sektorin privat dhe funksionet akademike, të cilat paguhen më shumë se zyrtarët shtetërorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail