Uragani Florens u dobësua deri në kategorinë e dytë sipas shkallës Safir-Simpson

Majami 13 shtator 2018 (MIA) - Uragani Florens, i cili po i afrohet bregut lindor të SHBA-së, u dobësua deri në uragan të kategorisë së dytë sipas shkallës Safir-Simpson në pesë shkallë, kumtoi Qendra kombëtare për ndjekjen e uraganeve.
Ai gjendet në 520 kilometra në lindje-juglindje të pushimores Martël biç në Karolinën Jugore me shpejtësi maksimale të erërave prej 175 kilometra në orë.
Moti i keq po lëviz drejt veriperëndimit me shpejtësi prej 28 kilometrave në orë, kumtoi Qendra, ndërsa autoritetet në Karolinën Jugore dhe Veriore kanë mbyllur disa porte.
Presidenti amerikan Donald Tramp përsëriti se siguria e qytetarëve amerikanë për të është në vendin e parë.
"Nuk ankohemi për harxhimet, Ne jemi tërësisht të gatshëm", tha Tramp dhe shtoi se Florens do të mund të jetë "një nga uraganet më të fuqishëm të cilët ndonjëherë e kanë goditur bregun lindor".
Sipas Shërbimit meteorologjik kombëtar amerikan, më shumë se dhjetë milionë banorë në tre shtete amerikane janë paralajmëruar në rrezikun nga uragani Florens.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail