Tramp: Askush nga aleatët nuk sillet në mënyrë aq armiqësore ndaj SHBA-së, sa BE-ja

Uashington, 15 tetor 2018 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se asnjë nga aleatët nuk kanë sjellje aq armiqësore ndaj SHBA-së, sa Bashkimi Evropian.
"Çfarë do të thotë aleat? Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me shumicën. Por askush nuk sillet aq keq ndaj neve, sa BE-ja", theksoi Tramp në intervistën për televizionin Si-Bi-Es.
Ai theksoi se Kina paraqet një kërcënim më serioz për SHBA-në sesa Rusia, nëse merret parasysh ndërhyrja në zgjedhje.
Gjithashtu, Tramp tha se SHBA-ja ka informacion të saktë nëse Koreja e Veriut prodhon raketa të reja, duke shtuar se Pheniani moti nuk ka bërë testime të raketave të reja.
Presidenti amerikan ndoshta ka pranuar se ndryshimet klimatike janë reale, por megjithatë shprehu dyshim nëse ato janë shkaktuar nga pakujdesia e njeriut.
"Mendoj se diçka po ndodhë. Diçka ndryshon dhe përsëri do të kthehet mbrapa. Nuk mendoj se është një trillim, me siguri ka dallim. Por nuk e di a është vepër e njeriut. Nuk dua të jap trilionë e trilionë dollarë, nuk dua të humb miliona e miliona vende pune. Nuk dua të jem në situatë të palakmueshme", theksoi Tramp gjatë intervistës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail