Putin: Ekstremistët e SHI-së kanë filluar me vrasjen e rreth 700 pengjeve në Siri

Moskë, 19 tetor 2018 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ekstremistë të SHI-së kanë filluar me vrasjen e rreth 700 pengjeve të cilët kohë më parë janë rrëmbyer në Siri.
Në një forum ndërkombëtar në Soçi, Putini mbrëmë tha se "SHI-ja para pak kohe e ka zgjeruar territorin e saj dhe ka marrë për peng 130 familj,e gjegjësisht 700 njerëz".
Ai shtoi se ekstremistët kanë bërë kërkesa të cilat nuk i saktësojnë, si dhe se kanë paralajmëruar vrasjen e 10 personave për çdo ditë nëse këto kërkesa nuk plotësohen.
"Ato një ditë më parë vranë 10 njerëz", deklaroi Putin dhe shtoi se kanë filluar të realizohen kërcënimet e tyre. Pengjet janë rrëmbyer gjatë sulmit ndaj një kampi për refugjatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail