Vendet anëtare të BE-së e hodhën poshtë ultimatumin e Iranit

Berlin, 9 maj 2019 (MIA) – Bashkimi Evropian dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe sot kumtuan se nuk do ta pranojnë ultimatumin prej Iranit.

Në kumtesën e përbashkët vendet evropiane të përfshira në marrëveshjen multilaterale për programin bërthamor iranian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini theksohet se mbeten të përkushtuar në Marrëveshjen.

E hedhim poshtë çdo ultimatum dhe do ta vlerësojmë se në çfarë mase Irani i respekton obligimet për çështjet bërthamore”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu thuhet se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe shprehin keqardhje që SHBA-ja përsëri vendosi sanksione ndaj Teheranit.

“Jemi të vendosur t’i vazhdojmë angazhimet të mundësojmë vazhdimin e tregtisë legjitime me Iranin”, potencohet në deklaratën e përbashkët.

Presidenti iranian, Hasan Rohani dje paralajmëroi se Teherani do të ndalojë t’i respektojë disa pjesë të caktuara të marrëveshjes bërthamore dhe u dha afat prej 60 ditësh vendeve nënshkruese t’i plotësojnë obligimet e veta, veçanërisht për sektorët bankar dhe të naftës.

Rohani theksoi se Irani do të vazhdojë me nivel të lartë të pasurimit të uraniumit nëse forcat botërore nuk i respektojnë premtimet e dhëna në kuadër të marrëveshjes multilaterale për programin bërthamor iranian prej vitit 2015.

Ai në fjalimin televiziv theksoi se vendet nënshkruese të Marrëveshjes – Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia i kanë 60 ditë për t’i plotësuar obligimet që t’i mbrojnë sektorët e naftës dhe bankare të Iranit prej sanksioneve amerikane.

“Nëse pesë vendet i bashkohen negociatave dhe i ndihmojnë Iranit të fitojë përfitim në sferën e naftës dhe bankierisë, Irani do t’u kthehet obligimeve të veta të marrëveshjes bërthamore”, potencoi Rohani.

Ai potencoi se Irani dëshiron të negociojë për kushtet e reja me partnerët e tjerë por e pranoi se situata është serioze.

“Nëse skadon afati ndërsa nuk arrihen kushte më të mira, Irani do të fillojë me pasurim më të madh të uraniumit. Nëse vendet e tjera i plotësojnë kërkesat, Irani do të kthehet në premtimet e para të marrëveshjes bërthamore prej vitit 2015”, theksoi Rohani në letrat dërguar liderëve të Britanisë së Madhe, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Pasi Teherani paralajmëroi tërheqje të pjesshme prej Marrëveshjes, presidenti amerikan Donald Tramp vendosi sanksione të reja ndaj Iranit të cilat janë drejtuar ndaj të ardhurave prej eksportit të metaleve industriale.

Ai u kanos edhe me masa të mëtejme nëse Teherani “në mënyrë fondamentale nuk e ndryshon sjelljen e vet”.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan ka të bëjë me hekurin, çelikun, aluminin dhe bakrin.

SHBA-ja vitin e kaluar në mënyrë unilaterale është tërhequr nga Marrëveshja, sipas së cilës Irani e kufizon pasurimin e uranimumit në këmbim të ndërprerjes së sanksioneve ekonomike. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail