Tramp: Vendet evropiane t’i ndërmarrin të robëruarit e tyre nga SHI-ja

Uashington, 22 gusht 2019 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot i paralajmëroi Francën dhe Gjermaninë, si edhe shtetet e tjera evropiane, se, nëse nuk i ndërmarrin shtetasit e tyre të cilët si luftëtarë të Shtetit Islamik janë robëruar prej amerikanëve dhe aleatëve të saj, SHBA-ja do të detyrohet t’i kthejë në vendet prej ku kanë ardhur.

SHBA dhe aleatët e saj, tha Tramp, robër i mbajnë “mijëra” luftëtarë të Shtetit Islamik pasi e detyruan këtë organizatë terroriste t’i dorëzojë strehimoret e veta të fundit në Siri por edhe shtoi se nuk do t’i mbajë në bazën amerikane Guantanamo në Kubë, “në 50 vitet e ardhshme dhe atë ta paguajë”.

Prandaj, porositi qartë Tramp, vendet evropiane do të duhet t’i ndërmarrin shtetasit e tyre të cilët janë robëruar si ish-luftëtarë të SHI-së, theksojnë mediat amerikane. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail