Lirohet nënkryetari i Parlamentit të Venezuelës

Karakas, 18 shtator 2019 (MIA) – Nënkryetari i Parlamentit të Venezuelës Edgar Sambrano është liruar nga burgu në bazë të marrëveshjes mes Qeverisë së presidentit Nikolas Maduro dhe partive më të vogla opozitare, bëri të ditur deputeti Timoteo Sambrano.

“Fillon procesi i lirimit të të burgosurve politik. E shënojmë lirimin e kolegut tonë Edgar Sambran”, ka shkruar deputeti në Tuiter.

Edgar Sambrano ka qenë i burgosur pas kryengritjes së pasuksesshme kundër Maduros më 30 prill.

Gjykata e Lartë e drejtësisë, e afërt me Maduron ka urdhëruar lirimin e deputetit opozitar në kuadër të “marrëveshjeve të pjesshme” nënshkruar të hënën mes Qeverisë dhe partive më të vogla opozitare edhe krahas dëshirave të liderit të opozitës dhe spikerit parlamentar Huan Guaido.

Sipas Organizatës joqeveritare lokale për të drejta të njeriut “Foro Penal” në Venezuelë ka 478 “të burgosur politik” ku 107 prej tyre janë ushtarë. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail