Ramallah, 20 nëntor 2019 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i Organizatës palestineze për liri (OPL), Saeb Erekat, mbrëmë deklaroi se SHBA-ja e ka marrë anën e Izraelit dhe është duke e minuar procesin e paqes. Kjo deklaratë vjen pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, deklaroi se territoret e okupuara të Palestinës, janë lagje legale të Izraelit.
Ai theksoi se njoftimi i SHBA-së, për palestinezët është i pavlefshëm dhe se do të ndërmerret aksion juridik kundër Uashingtonit në Kombet e Bashkuara dhe para gjykatave ndërkombëtare.
“SHBA po diskualifikohet nga çfarëdo roli në procesin e paqes, ata nuk do të jenë në gjendje të ulen në tavolinë me palestinezët për çfarëdo lloj negociatash. Ata i ndryshojnë rregullat e lojës, nga negociata në diktate. Diktati – Jerusalemi si kryeqytet i Izraelit, çështja e refugjatëve, lagjet dhe udhëheqësia e Palestinës nuk janë nënshtruar dhe nuk do të gjunjëzohen, ata vazhdojnë me presionin”, theksoi Erekat.
Ai shtoi se presidenti i Palestinës, Mahmud Abas, ka dhënë direktiva për kundërshtim të këtij vendimi të SHBA-së, përfshirë edhe thirrjen urgjente të seancave të ministrave arab për të drejtat e njeriut, fjalim para Këshillit të Sigurisë, Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Gjykata ndërkombëtare penale rreth çështjes së lagjeve dhe deri te Gjykata ndërkombëtare për drejtësi për shkak të atij publikimi.
Ndryshe, sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo, të hënën deklaroi se SHBA-ja e refuzon mendimin juridik të Stejt Departmentit të vitit 1978, ku thuhet se ndërtimi i lagjeve në territoret e okupuara nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
“E vërteta e rëndë është se asnjëherë nuk do të kishte zgjidhje juridike për konfliktin dhe se argumentet për këtë se kush ka drejtë e kush jo, kush gabon, si çështje e të drejtës ndërkombëtare, nuk do të vendosin paqe”, theksoi të hënën Pompeo.
Ai po ashtu tha se administrata e Trampit, vlerëson se çështjet juridike të lidhura me këto lagje duhet t’i zgjidhin gjykatat e Izraelit. oxh/