“Zhemnin zhibao”: Si Xhiping e dinte për epideminë disa javë përpara se problemi të shpallej publikisht

Pekin, 17 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti i Kinës, Si Xhiping e dinte për epideminë e koronavirusit të ri disa javë më herët para se publikisht të shpallej problemi dhe bëri thirrje për një aksion vendimtar për ta kapërcyer atë. Kjo është publikuar sot në gazetën “Zhemnin zhibao”.

Në fjalim më 4 shkurt në takimin e Komitetit të Përhershëm të Byrosë politike të KQ-së, ai deklaroi se që nga 7 janari “është përpjekur ta parandalojë dhe kontrollojë (epideminë) e koronavirusit të ri”.

Edhe përkrah urdhrave të Si, në kryeqytetin Hubei, Vuhan, epiqendra e epidemisë, ata u vonuan me përgjigjën e tyre, madje organizuan banket masiv për 40,000 familje për të vendosur një rekord Ginis më 18 janar.

Vendimi për ta publikuar fjalimin është sjellë pasi disa përfaqësues zyrtarë të Partisë Komuniste të Kinës në nivelin lokal dhe krahinor në Hubei u pushuan nga puna për trajtimin e keq me epideminë.

Në ditët e para të epidemisë, e cila u bë një nga sfidat e tij më të mëdha, ai heshti për këtë temë. Publikimi i fjalimit tregon në atë që udhëheqësia e lartë kishte dijeni për seriozitetin e epidemisë disa javë para se kërcënimi të bëhej publik.

Autoritetet e publikuan madje në fund të janarit se virusi mund të transmetohej nga personi në person, ndërsa më pas alarmi në shoqëri filloi të rritet.

Në fjalimin e tij, thotë se ai e ka urdhëruar bllokimin e epiqendrës: “Më 22 janar, duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të epidemisë dhe sfidat e parandalimit dhe kontrollit, unë e kam kërkuar qartë dhe pa mëdyshje nga provinca Hubei që të sjellë masa gjithëpërfshirëse dhe rigoroze për kontrollimin e fluksit të njerëzve (largimi nga provinca)”.

Më 23 janar Vuhani u bë qyteti i parë që e vendosi ndalimin e automjeteve që largohen nga qyteti.

Besimi në qasjen e qeverisë ndaj epidemive vazhdon të minohet nga shpërthimi i sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS) nga viti 2002-2003, i cili është i mbuluar me muaj. ls/fab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail