Edhe katër persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi në Iran, gjithsej 12

Teheran, 24 shkurt 2020 (MIA) – Edhe katër persona e kanë humbur jetën në Iran, me çka numri i përgjithshëm i viktimave arrin 12 persona, njofton sot televizioni shtetëror.

Televizioni i transmetoi deklaratën e deputetit Asadollah Abasi, i cili tha se derisa në vend janë konfirmuar 47 raste të të infektuarve nga koronavirusi i tij i quajtur Kovid-19.

Abasi informoi se të dhënat e reja i ka kumtuar ministri i Shëndetësisë Saeed Namaki në seancën e mbyllur të Parlamentit.

Ai shtoi se burimi i infektimit janë njerëzit të cilët ilegalisht kanë udhëtuar në Iran nga Pakistani, Afganistani dhe Kina.

Iranianët të premten votuan në zgjedhjet parlamentare, kryesisht duke mbajtur maska në fytyrë për mbrojtje.

Vendet të cilat kufizohen me Iranin kanë ndërmarrë masa parandaluese për ta kufizuar përhapjen e virusit nga udhëtarët iranianë, ndërsa disave ua kanë ndaluar hyrjen e iranianëve. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail