Nuk ka gjasa koronavirusi i ri të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Uashington, 31 mars 2020 (MIA) – Koronavirusi i ri nuk ka gjasa të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për shkak të masave të intensifikuara të sigurisë, deklaroi infermierja e NASA-s, Raksana Batsmanova.

Ajo shtoi se edhe në kushte normale, jo vetëm gjatë një pandemie, astronautët dhe kozmonautët janë në karantinë për një kohë të caktuar para ngritjes dhe të gjitha objektet e dërguara në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dezinfektohen.

“Në asnjë rast virusi nuk duhet të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i cili e ka atmosferën e vet, ndërsa ekuipazhi është larg Tokës. Respektohen të gjitha masat e nevojshme të rrepta për këtë”, tha Batsmanova.

Në botë deri më tani nga Kovid-19 janë infektuar 787.438 persona, prej të cilëve 37.846 kanë vdekur, ndërsa 165.935 janë shëruar. ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail