Gjendja me Kovid-19 deri në orën 10:00

Shkup, 3 prill 2020 (MIA) -Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 1.018.082 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 53.251, ndërsa janë shëruar 213.218 persona.

-Princi Çarls do të hapë spital në Nejtingel, i cili mund të pranojë deri 4000 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri, publikuan mediat britanike.

-Vetëm në një kishë në SHBA janë infektuar me koronavirus 71 persona. Bëhet fjalë për qarkun Sakramento, në Kalifornia, një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në SHBA.

– Gjermanët paralajmërojnë se mësimi shkollor në distancë i vendosur për shkak të përhapjes së Kovid-19, nuk është i mirë në plan afatgjatë. Ata theksojnë se ky nuk është një model standard, të cilin e aplikon shkolla dhe bëjnë thirrje për hulumtime, sipas të cilave një lloj i tillë i mësimit siguron vetëm një të katërtën e njohurive të fituara.

– Qyteti spanjoll Zahara de la Siera është izoluar nga bota dhe nuk ka asnjë rast të infeksionit të koronavirusit.

– Në Kinë janë konfirmuar 31 raste të reja të infeksionit koronavirus dhe katër raste të vdekjes. Tani numri i përgjithshëm është 81.620 të infektuar, 3,322 të vdekur, ndërsa 76.571 janë shëruar dhe liruar nga spitali.

-Japonezët kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Kovid-19, ndërsa kryeministri Shinso Abe refuzon ta bëjë këtë.

-Qyteti kinez Vuhan u dërgoi paralajmërim zyrtar qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë nëse nuk kanë nevojë.

-Në Kirgizistan vdekja e parë nga koronavirusi i ri. Në vend deri më tani janë konfirmuar 130 persona të infektuar.

-Dy viktima të reja të koronavirusit për vetëm një ditë në Bullgari, me ç’rast numri i tyre arriti në 12. Në vend ka 477 raste të infektuara.

-Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi janë zbutur masat për lëvizje të kufizuar, gjegjësisht qytetarëve u lejohet të lëvizin në fundjavë deri në orën 13:00, duke iu përmbajtur rreptësishtë të gjitha masave të tjera.

– Gugëll publikoi raporte nga 131 shtete rreth asaj se nëse janë zvogëluar vizitat në dyqane, parqe dhe vende tjera për tubime, pasi shumë qeveri urdhëruan të qëndrohet në shtëpi për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

-Kina i këshillon diplomatët e huaj që të mos vijnë në Pekin. Ministria kineze e Punëve të Jashtme kumtoi se ka të infektuar Kovid-19 në mesin e diplomatëve të huaj dhe i këshilloi ata të mos vinin në kryeqytetin kinez gjatë krizës shëndetësore. ls/fab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail