Tramp e nënshkroi dekretin për rrjetet sociale

Uashington, 29 maj 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për kufizimin e mbrojtjen së rrjeteve sociale nga paditë.

Trampi e nënshkroi dekretin pasi dy ditë më parë e kritikoi kompaninë Tuiter, duke u bërë thirrje përdoruesve që t’i kontrollojnë faktet në dy tuitet nga presidenti amerikan.

Ai fillimisht kërcënoi se do t’i mbyllë mediat sociale pasi Tuiter paralajmëroi se tuitet e Tramp po çojnë drejt dezinformimit, ndërsa presidenti amerikan e akuzoi rrjetin social se po e “po e mbyt lirinë e fjalës” dhe “po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”.

Me dekretin detyrohen institucionet ekzekutive, përfshirë Komisionin Federal të Komunikimeve dhe Komisionin Federal të Tregtisë, të hetojnë nëse kompanive që zotërojnë rrjete sociale mund t’ju vendosen rregulla të reja të biznesit.

Ekspertët e fushës kanë shprehur dyshime se kjo është e mundur pa miratimin e kongresit. ls/ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail