Hong Kongu i mbyll të gjitha shkollat ​​për shkak të të infektuarve të rinj me Kovid-19

Hong Kong, 10 korrik 2020 (MIA) – Byroja për arsim në Hong Kong sot e publikoi ndërprerjen e të gjitha shkollave nga e hëna pas kulmit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 gjë që e ringjalli frikën e përhapjes.

Shkollat ​​në qendrën financiare aziatike në pjesë më të mëdha janë mbyllur që nga shkurti, me ç’rast shumica janë transferuar në mësim përmes internetit dhe mësime përmes thirrjeve konferenciale. Shumë shkolla ndërkombëtare tashmë janë në pushimin e verës.

Qyteti dje raportoi për 42 raste të reja, 34 prej të cilave u transmetuan në vend, duke shënuar ditën e dytë radhazi të rritjes së infeksioneve të transmetuara në vend.

Në disa raste të fundit janë të përfshirë studentë dhe prindër, tha sekretari i arsimit, Kevin Jung.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Hong Kong që nga fundi i janarit tani është 1.366 dhe shtatë raste vdekjesh. ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail