Drejtuesit e kompanive Fejsbuk, Ejpëll, Amazon dhe Gugëll në seancë dëgjimore para kongresmenëve amerikanë

Uashington, 29 korrik 2020 (MIA) – Drejtuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë Fejsbuk, Ejpëll, Amazon dhe Gugëll, sot do të marrin pjesë në seancën dëgjimore para kongresmenëve amerikanë, të cilët do të përpiqen të konfirmojnë fuqinë e tyre të tregut.

Katër menaxherët kryesorë të këtyre gjigantëve do t’u përgjigjen pyetjeve të kongresmenëve përmes video-lidhjes për biznesin e tyre, monopolin dhe konkurrencën jolojale.

Kështu, themeluesi i Fejsbukut, Mark Cukerberg, do të duhet të justifikojë veten për faktin se me marrjen e Instagramit dhe Uatsapit, Fejsbuku i tij është bërë tepër dominant në fushën e rrjeteve sociale.

Drejtori i përgjithshëm i Ejpëll, Tim Kuk do të duhet të shpjegojë se pse Ejpëll duhet të marrë 15 deri 30 për qind të çdo shitje të re të aplikacionit të telefonisë celulare, drejtori i përgjithshëm i Gugëll, Sundar Piçai për të shpjeguar monopolin e kërkimit në internet të kompanisë së tij, ndërsa pronari i Amazonit, Xhef Bezos për të shpjeguar fushën e shitjes në internet. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail