Vaksina e kompanisë “Novavaks” kundër Kovid-19 me sukses ka prodhuar antitrupa

Uashington, 5 gusht 2020 (MIA) – Kompania “Novavaks” bëri të ditur se vaksina e saj eksperimentale kundër Kovid-19 ka prodhuar antitrupa kundër koronavirusit të ri dhe duket se është e sigurt, sipas të dhënave nga hulumtimi i vogël klinik në një fazë të hershme.

Kompania për bioteknologji me seli në Merilend bëri të ditur se kandidati i saj për vaksinim, NVKS-Kov 2373, ka prodhuar nivel më të lartë të antitrupave te vullnetarët e shëndoshë nga dy doza prej atyre që janë gjetur te pacientët të cilët e kanë kaluar Kovid-19.

Shtimi i substancës dedikuar për përforcimin e reagimit imunitar të organizmit e ka rritur efektin e vaksinës, thonë nga kompania.

Drejtori për hulumtim, Gregori Glen deklaroi se kompania së shpejti do të fillojë shumë hulumtime më të mëdha klinike në fazën e vonshme dhe potencialisht mund të mbledhë të dhëna të mjaftueshme që të marrë leje për rregullim në dhjetor. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail