Shtatë të vdekur dhe 177 të infektuar me Kovid-19 pas një dasme në shtetin amerikan Mejn

Augusta, 18 shtator 2020 (MIA) – Shtatë persona kanë vdekur, ndërsa të paktën 177 janë infektuar pasi kanë marrë pjesë në një dasmë – kjo është një statistikë e trishtuar e vërejtur në shtetin amerikan Mejn, lajmëruan mediat amerikane.

Në dasmë kanë marrë pjesë 65 persona derisa maksimalisht numri i lejuar për shkak të pandemisë ka qenë 50 persona.

Dasma është mbajtur më 7 gusht, me ceremoni fetare në kishën baptiste, ndërsa pastaj edhe pranimi në hotel. Të dyja vendet janë afër Milinoketit me 4.000 banorë në shtetin Mejn. Pas 10 ditëve, 24 persona lidhur me ngjarjen janë infektuar me koronavirus, ndërsa dje ishte publikuar se 177 tashmë janë të infektuar dhe se shtatë persona kanë vdekur nga Kovid-19.

Nga të vdekurit vetëm një nuk ka marrë pjesë në dasmë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail