Programi botëror për ushqim u bën apel miliarderëve të donojnë për të uriturit

Nju-Jork, 18 shtator 2020 (MIA) – Drejtori i Programit botëror për ushqim Dejvid Bizli u ka bërë thirrje personave të pasur në botë të donojnë mjete që të shpëtohen rreth 30 milionë njerëz, të cilët do të mund të vdesin nga uria nëse nuk marrin ndihmë.

“Rreth 270 milionë njerëz janë në pragun e urisë dhe Programi botëror për ushqim shpreson se sivjet do të arrijë të ofrojë ndihmë 138 milionë njerëzve”, theksoi Bizli para këshillit të sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

Ai shtoi se nevojiten rreth 4,1 miliardë dollarë në nivel vjetor që të ushqehen 30 milionë njerëz, të cilët kanë vdekur pa ndihmën e Programit botëror për ushqim.

Bizli theksoi se në botë ekzistojnë rreth 2.000 miliarderë, pasuria e të cilëve vlerësohet rreth 6,8 trilionë dollarë, ndërsa disa prej tyre kanë fituar miliarda gjatë pandemisë me Kovid-19.

Ai theksoi se nuk është kundër njerëzve të cilët krijojnë dhe e rrisin pasurinë e tyre, por potencoi se njerëzimi po përballet me krizën më të madhe deri më tani. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail