Trampi nën presion që ta njohë Bajdenin

Uashington, 9 nëntor 2020 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp po përballet me presion që të bashkëpunojë me ekipin e presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden për ta bërë sa më të lehtë pranim-dorëzimin e pushtetit në janar, transmetojnë mediat amerikane.

Shërbimi i përgjithshëm i administratës së Trampit ka për detyrë që zyrtarisht ta njohë Bajdenin për president, me çfarë do të fillonte transferimi i pushtetit.

Megjithatë, anëtarja e administratës së Trampit, Emili Marfi ende nuk e ka filluar procesin, as ka marrë udhëzime nëse dhe kur do ta bëjë këtë.

Siç transmetojnë mediat amerikane, pasiguria rreth dorëzimit të pushtetit varet nga ajo nëse Trampi, i cili publikisht nuk e njeh Bajdenin për president të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me pretendim se zgjedhjet janë vjedhur, do t’i pengojë demokratët në formimin e qeverisë.

Këshilli i Qendrës jopartiake për Tranzicion Presidencial, gjithashtu, ka i bërë apel administratës së Trampit të fillojë me dorëzimin e pushtet Bajdenit dhe ekipit të tij sa është e mundur më shpejt. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail